“Deputetët serbë po argëtoheshin me sharjet e pështyerjet mes deputetëve shqiptarë”

Me anë të një postimi në Facebook, Latifi ka përshkruar fotografinë në fjalë duke thënë se deputetët serbë po argëtoheshin me sharjet e pështyerjet mes deputetëve shqiptarë, shkruan Rahoveci INFO.
Postimi i plotë:
Deputetët e Listës Serbe duke u argëtuar me deputetët e partive shqiptare që po shaheshin e pshtyheshin me njëri-tjetrin pak metra më tutje. Çfarë situate poshtëruese për këtë vend të shkretë, i cili gabimisht paska menduar se mundësia e Serbisë me u tallë me të ka marrë fund në vitin 1999!. /Rahoveci INFO/