Deputeti Haxhiu thotë se dje u kërcënua nga një përkrahës i Donika Gërvallës

Haxhiu thotë se edhe në të kaluarën ka pranuar mesazhe kërcënimi nga përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje, por se tani këto kërcënime me “ngulje thikash” vijnë nga përkrahës të partisë e cila është në pushtet dhe ka ftuar organet që të veprojnë sipas ligjit.

“Po dje kam pranuar në fb një mesazh kërcënues nga një përkrahës i ministres Donika Gervalla Shvarc. Pas seancës rreth orës 16 kam pranuar një mesazh kërcënues, dhe e kam paraqitur ne polici. Ky nuk është rasti i vetëm, edhe ne te kaluarën kam pranuar mesazhe kërcënimi nga përkrahës te lëvizjes VV, por tani shqetësuese është se këto kërcënime me “ngulje thikash” vijnë nga përkrahës te partisë ne pushtet. I ftoj organet qe te veprojnë sipas ligjit.”, tha Haxhiu për Express.

Gjithashtu ai ka cekur se sulmet fizike dhe kërcënimet nuk do t’i ndalin që të thonë të vërtetën, e që me njerëz të rrjeteve sociale nuk mbulohet mos puna e Qeverisë Kurti 2, mungesa e vaksinave, zvogëlimi i pensioneve dhe shtesat për punëtorët shëndetësorë, policinë dhe inspektoratin.

“Sulmet fizike dhe kërcënimet nuk na ndalin me thënë te vërteten. Nuk u jemi nënshtruar Serbisë e lere me pushtetarëve te rinj. Me milingonat e fb, me kërcënime nuk mbulohet mos puna e Qeverisë Kurti 2, mungesa e vaksinave,  zvogëlimi i pensioneve dhe shtesave për punëtorët shëndetësorë, policinë dhe inspektoratin. Nuk arsyetohet kështu pagesa 11 milion Euro për serbët e veriut”, shtoi ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker