Haki Abazi flet si autoritet suprem, krahas ndryshimit të pushtetit kërkon ndryshim të mediave

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se krahas ndryshimit në strukturën politike udhëheqëse në Kosovë, duhet të ndodhë edhe ndryshimi në sferën e mediave dhe OJQ, shkruan Rahoveci INFO.

“Ndryshimi duhet të ndodhë edhe në sferën e mediave dhe OJQ, përkatësisht në llojin e debatit që zhvillohet duke i ndihmuar progresit të gjithëmbarshëm. Pengesa e vetme për progres mund të jetë stërkeqja dhe ndërskamcat që vendosen me qëllim të krijimit të sensit të urgjencës që të shkaktohet zhgënjim dhe të pengohet evolucioni politik”, ka shkruar ai.

Abazi tutje në statusin e tij ka aluduar në kryqëzim të personave të caktuar, për çka ai thotë se duhet të veprojë ligji dhe gjykatat.

Postimi i plotë i Haki Abazit në Facebook:

Ndryshimi ka ndodhur në sferën e strukturës politike dhe rezultatet duhet të pritën ashtu siç ka nevojë për filtrim bazuar në dije dhe rezultate individuale përfshirë edhe qendrimet në çështje të caktuara specifike.

Ndryshimi duhet të ndodhë edhe në sferën e mediave dhe OJQ, përkatësisht në llojin e debatit që zhvillohet duke i ndihmuar progresit të gjithëmbarshëm. Pengesa e vetme për progres mund të jetë stërkeqja dhe ndërskamcat që vendosen me qëllim të krijimit të sensit të urgjencës që të shkaktohet zhgënjim dhe të pengohet evolucioni politik. Përtej zhurmës shurdhuese të atyre që as nuk e donin ndryshimin dhe ishin pjesë e një etape dy dekadshe që ka përfunduar. Kjo që ka filluar nuk mund të jetë mjaltë sepse është një grumbull, mal me të këqija që janë shtresuar e vazhdojnë të transformohen në klimën e re të krijuar. Shansi është i madh, më i madh se pritjet që kemi, por duhet punë dhe dije, dhe largim nga metodat dhe mendêsia e kaluar. Mospajtimi konstruktiv, debati për çështjet dhe thellimi në ide e praktika të progresit duhet konsideruar vlerë e kontribut i domosdoshëm.

Kryqëzimi i individëve dhe emrave është formë e frikës nga e vërteta dhe fakti. Këtu nevojitet gjykata dhe ligji i drejtë dhe funksional. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker