Hoxhaj reagon ashpër pasi Vuçiq e dekoroi mikun e Millosheviqit

Me anë të një postimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se atij i është dhënë çmim për mohimin e tij të gjenocidit serb në Kosovë e Bosnjë, shkruan Rahoveci INFO.

Sipas tij, veprime të tilla tregojnë se Serbia mbetet një shtet gjenocidial.

Postimi i plotë:

Laureati i Çmimit Nobël, Peter Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiq si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë. Rehabilitimi i Millosheviqit dhe politikat e tij gjenocidale nga Serbia tregojnë se Serbia është e njëjtë: një shtet gjenocidal. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker