Mërgimtarët nuk i ndalin aktivitetet për ndihmë në Rahovec

Sot, bashkëvendëset tona, dy zonja të nderuara që jetojnë dhe veprojnë në Suedi, Antigona Sokoli dhe Selvije Vehapi, në prag të festës së Bajramit të Madh, posaçërisht kanë ardhur nga atje, për të dhuruar 95 pako ushqimore për familjet në nevojë dhe nga 50 euro për 11 pacientë të cilët përballen me sëmundjen e kancerit.

Solidarizimi me të varfërit është mesazhi kryesor që kjo festë na kujton të gjithëve, andaj dua t’ju falënderoj të gjithëve që keni shprehur gatishmërinë që në secilën mënyrë, të ndihmoni të gjithë ata që kanë nevojë, në ditë jo të lehta për shumë prej nesh.

Faleminderit zonja të nderuara për solidarizimin dhe mbështetjen!

Mirënjohës përherë!

SL

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker