Asamblistja e AAK-së vaksinohet në Serbi: Marre për qeverinë tonë

Kështu ka vepruar edhe asamblistja në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arta Haziri-Nuhiu.

Haziri-Nuhiu ka thënë se sot e mori dozën e dytë të vaksinës Pfitzer në Preshevë, teksa shtoi se atje edhe mund ta përzgjedhësh vaksinën që mund ta marrësh.

Për mungesën e vaksinave, ajo fajin ia ka hedhur Qeverisë së Kosovës.

“Është për keqardhje që Kosova ende pret ndihma nga BE-ja, numër të vogël vaksinash. Po ashtu, është për keqardhje me e pa qeverinë e vendit tim që në saje inatesh nuk I ka nënshkruar kontratat për furnizim me vaksina. Qeverisja nuk bëhet me sfilata e konferenca shtypi. Marre!”, ka shkruar ajo.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker