Haxhiu dërgon në Qeveri 12 prona të paluajtshme për dhënie në shfrytëzim

Haxhiu ka thënë se kjo s’ka ndodhur asnjëherë më parë.

“Mbrojtja dhe shfrytëzimi i pronave publike për interes publik është obligim ligjor dhe kushtetues. Ministria e Drejtësisë administron me pronat e konfiskuara nga gjykatat e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të kompetencave ligjore, kam dërguar 12 prona të paluajtshme në qeveri me qëllim që kjo e fundit t’i përcaktojë kriteret në bazë të cilave mund t’i jap në shfrytëzim. Kjo s’ka ndodhur asnjëherë më parë”, ka pohuar ajo në një postim në Facebook.

Ministrja ka shtuar tutje se “jemi të përkushtuar që pasuria publike të shfrytëzohet vetëm për nevoja publike dhe për interesa të qytetarëve të Republikës së Kosovës”

Postimi i plotë:

Mbrojtja dhe shfrytëzimi i pronave publike për interes publik është obligim ligjor dhe kushtetues.

Ministria e Drejtësisë administron me pronat e konfiskuara nga gjykatat e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të kompetencave ligjore, kam dërguar 12 prona të paluajtshme në qeveri me qëllim që kjo e fundit t’i përcaktojë kriteret në bazë të cilave mund t’i jap në shfrytëzim.

Kjo s’ka ndodhur asnjëherë më parë!

Jemi të përkushtuar që pasuria publike të shfrytëzohet vetëm për nevoja publike dhe për interesa të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker