Zemaj: Qeveria po i dërgon nënat dhe baballarët tonë drejtë vdekjes

Ai tha se sot prindërit, nënat dhe baballarët janë dërguar drejtë vdekjes, për çka tha se qeveria aktuale nuk e ka prioritet shëndetin e qytetarëve.

“Dëshpërimi ynë për të mos vijuar punët e mira aty ku kanë mbetur kanë degraduar. Sot duke drejtuar prindërit tanë, nënat baballarët drejtë vdekjes. Sot nga papërgjegjësia totale qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti dhe Arben Vitia ka rrezikuar jetën e qytetarëve, kjo tregon se nuk e kanë prioritet shëndetin e qytetarëve”, tha ai.

Ai ka ftuar qeverinë që ta merr situatën nën kontroll dhe të mos rrezikojë jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Asgjë e mirë nuk ka ndodhur në procesin e vaksinimit deri më tash. Sot e kemi pa edhe përmes mekanizmit të policisë është tentuar të mos lejohet të merren pamje. Sikur kjo të mos mjaftonte nuk janë lejuar që të pasqyrohet kjo gjendje dhe nuk mund të fshihet ajo çka ka ndodhur sot. Sjellja e këtij pushteti është çnjerëzore. Lusim sot, bëjmë thirrje, që Qeveria ta merr situatën në dorë, ka mekanizma”, tha ai.

Ai tha se plani i imunizimit nuk është respektuar nga qeveria aktuale.

“Në emër të LDK i bëj ftesë edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, që të intervenojnë dhe të theksojnë se situata duhet të kthehet nën kontroll. Plani i imunizimit nuk është marrë parasysh, sot QKMF-të kanë pasur planin, por nuk kanë shkuar vaksinat. Ftoj edhe organet hetimore”, tha ai.

Ardian Shala, nga Departamenti i Shëndetësisë në LDK, tha se plani i qeverisë për shëndetësinë është sipërfaqësor.

“Është vërejtur një program shumë sipërfaqësor, nuk jep asnjë e dhënë për buxhetin në shëndetësi për katër vite. Pa asnjë plan konkret për sigurimin e vaksinave e për vaksinimin e popullatës”, tha ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker