Eksperti amerikan godet Kurtin për gjendjen tek “1 Tetori”: Pamje e dështimit të qeverisë

Me anë të një postimi në Facebook, Ben Meir ka thënë se pamjet e djeshme shpërfaqin dështimin e qeverisë për të trajtuar siç duhet procesin e vaksinimit, shkruan Rahoveci INFO.

Ai tutje ka thënë se kjo po ashtu është shenjë që Kurti nuk duhet të merret   me punët e brendshme dhe ato që prekin qytetarët e Kosovës e jo përzihet në çështje të shteteve tjera, siç ishte rasti në zgjedhjet e Shqipërisë.

“Është e papranueshme që Kosova ka vaksinuar vetëm 14 përqind të popullsisë së saj, dhe duhet t’i japë përparësi vaksinimit të popullatës së saj më të prekshme, të moshuarve”, ka shkruar ai, ani pse nuk janë as 14% të cilët janë vaksinuar në Kosovë.

Postimi i plotë:

Është tronditëse të shohësh qindra të moshuar të grumbulluar së bashku në Kosovë, duke pritur për orë të tëra për të marrë vaksinën e tyre COVID-19. Kjo është një pamje e qartë e dështimit të qeverisë për të trajtuar siç duhet procesin e vaksinimit. Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të futet në punët e brendshme të fqinjëve siç bëri gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, përkundrazi ai duhet të merret me çështjet e menjëhershme që prekin qytetarët e Kosovës. Sipas Gazetës, “Kosova ishte vendi i fundit në Evropë që filloi përhapjen e vaksinimeve, dhe deri më tani, ka marrë 24,000 doza të vaksinave AstraZeneca… dhe 4,680 doza të BioNTech Pfizer”. Është e papranueshme që Kosova ka vaksinuar vetëm 14 përqind të popullsisë së saj, dhe duhet t’i japë përparësi vaksinimit të popullatës së saj më të prekshme, të moshuarve. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker