Bota po jep dozat e dyta e Kosova ka vaksinuar 2.5% të qytetarëve, Kurti: Jemi në rrugë të mirë për të imunizuar 60%

Kurti para deputetëve ka thënë se duhet të bëhen reforma të mëdha për popullin që të mund të vendosin standarde të mëdha.

Ai ka thënë se qytetarët janë duke pyetur se “Kur do të shohin rezultatet konkrete në shëndetësi dhe  arsim dhe kur do të përfundoj ankthi i pandemisë?”. Që sipas tij, puna ka filluar dhe sukseset e para janë arritur në menaxhimin e pandemisë dhe rastet me COVID-19 janë zvogëluar.

Qeveria Kurti ka 55 ditë nga ardhja në pushtet, ndërsa kryeministri thotë se kanë siguruar vaksina edhe pse me të ardhur në detyrë nuk kanë gjetur asnjë vaksinë dhe asnjë kontratë që siguronte vaksina.

“Siç e kemi thënë në program, prioritetit parësor është ai i pandemisë.”

“Të sigurojmë sa më shpejt vaksina. Kur erdhëm në detyrë nuk gjetëm asnjë vaksinë dhe asnjë.”

“Jemi në rrugë të mirë për të imunizuar 60% të popullsisë.” /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker