Brdo-Brijun: Vjosa Osmani në një tavolinë me Aleksandër Vuçiqin

Në takim, i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura, pra pa media, po marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, presidenti kroat, Zoran Milanoviqç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq, Sefik Gjaferoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ata janë ulur në një tryezë të rrumbullakët dhe presidentja Osmani është ulur anash nikoqirëve Pahor dhe Milanoviq, ndërsa Vuçiqi përballë tyre.

Pas këtij takimi, siç është planifikuar në agjendën e samitit të sotëm, udhëheqësit do ta kenë një drekë të përbashkët dhe një konferencë po ashtu e përbashkët për shtyp është planifikuar për në fund të samitit të sotëm.

Pritësi i samitit, presidenti slloven, Borut Pahor, me rastin e samitit të sotëm, javën e kaluar bisedoi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Pahor tha në Prishtinë se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor , ndërsa Osmani tha se dialogu me Serbinë do të vazhdonte, por jo për të folur lidhur me statusin dhe kufijtë e Kosovës.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker