PDK lëshon mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Abelard Tahiri, shef i Grupit parlamentar të PDK-së tha se kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë për shkak të pamundësisë për të vazhduar për shkak siç tha ofendimeve nga grupi më i madh parlamentar, gjegjësisht nga shefja e GP-së të LVV, Mimoza Kusari.

“Në frymën e njëjtë po vazhdon sikur javën e kaluar në seancë ku po ofendohet opozita dhe po i ndalet fjala”, tha Tahiri.

Sipas tij, e fundit në Kuvend është “zonja Kusari që ka deficit të mëdha moral ose çfarë do qoftë që me i quajt deputetët e opozitës që ngjasojnë më shumë me banda sesa parti opozitare”.

Ai tha se po hyhet në muajin e tretë të Qeverisjes Kurti dhe s’ka asnjë iniciativë dhe kjo sipas tij tregon paaftësi në qeverisje.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker