Abdixhiku ia shpreh shefit të BE-së kritikat për programin e qeverisë Kurti

Gjatë takimit, siç bëri të ditur LDK në njoftim, Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Szunyog për qëndrimet e LDK-së karshi Programit të Qeverisë së Kosovës 2021 – 2025, për përgatitjet për zgjedhjet lokale si dhe për sfidat me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave për qytetarët tanë. 

Ambasadori Szunyog shprehu gatishmërinë që BE-ja do të vazhdojë të jetë mbështetësi kryesor i Kosovës edhe më tej në sfera të ndryshme që janë të rëndësishme për qytetarët. 

Poashtu gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Kryetari Abdixhiku theksoi se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker