Kujtim Shala e quan populist programin e Qeverisë që rrezikon organizimin liberal të shtetit

“Këtu ka edhe pretendime fantastike. Kur ki parasysh që ky përcaktim i takon Politikës së Jashtme, ku nënkuptohet një komunikim specifik diplomatik, kjo është krejt e papranueshme. Po në këtë faqe shoqëria jonë përcaktohet si pjesë e shoqërive liberale,” – tha z.Shala.

“Shikoni si fillon teksti, unë po e lexoj gjithnjë si projeksion. “Programi i qeverisë është koncepti themelor me të cilin qeveria komunikon vizionin e saj para qytetarëve për qeverisjen”. Kjo s’ka kurrfarë kuptimi por ka kuptim për këtë qeveri – sepse është populiste. Për këtë qeveri 14 shkurti duket se s’do të përfundojë kurrë, deri në fund të mandatit, sepse do të bëjnë fushatë vazhdimisht. Pse është i kësaj natyre ky program? Pse është populist? Në kuptimin pse është i majtë dhe pse nuk ka të bëj as me bashkësitë dhe as me demokracitë liberale. Shihni çështjen e bankës zhvillimore. Pra, nga një pozicion neo-marksist tha se gjithçka që ka të bëj me kapitalin është kapitaliste.” – vazhdoi ai.

“Ne kemi një sistem bankar që nga ekspertët e fushës konsiderohet si i mirë dhe i qëndrueshëm. Nëse shteti do të ndërhyjë me një bankë të kësaj natyre do të ndërhyj në një treg liberal. Kjo është në thelb anti-kushtetuese. Çka do të bënte në rrafshin praktik kjo bankë? Kjo do ta rrezikonte sistemin bankar në Kosovë. Nuk më intereson shumë sa do të jetë fondi, por më intereson tipologjikisht sepse fondi do të krijohet nga takstat e qytetarëve të Kosovës.” – tha z. Shala.

AI më tej kërkoi projeksione nga Qeveria për rritjen e ekonomisë së Kosovës.

“Nuk e besoj që qytetarët e Kosovës i kanë kërkuar VV-së ta ribëj shtetin e Kosovës por thjesht të qeverisin më mirë.”

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker