Abdixhiku: Qeveria pati fillim tmerrësisht të dobët, programi i tyre ishte “i thatë”

Për këtë pati kritika të shumta.

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë në ATV se ky program qeverisës është i paplotësuar.

“Ka një planifikim për të ardhmen të thatë, programi qeverisës i prezantuar prej qeverisë është programi më i thatë që kam lexuar ndonjëherë, pra jo vetëm fillimin e kanë të thatë por edhe për projektimin e të ardhmes nuk e dinë se çfarë po bëjnë”.

Abdixhiku shtoi se ata duhet të merren me zgjidhjen e problemeve të shumta që janë.

“ Kalojnë disa muaj por njerëzit prapë do ti kenë pagat e njëjta, papunësinë e njëjtë, mungesën e lëvizjes së lirë, do t’i kenë spitalet e njëjta, me problem të njëjta e shkollat me po ato probleme, pra këto zgjidhje duhet t’i jap qeveria”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!