Behramaj: Largimi i ambasadorëve është i kundërligjshëm, kush i drejtohet gjykatës – fiton

Sipas tij, secili prej tyre që i drejtohet gjykatës, rastin e ka të fituar, transmeton Rahoveci INFO.

“Largimi grupor i ambasadorëve me “çelës politik” iu ngjanë diferencimeve ideopolitike ose largimeve masive nga puna në vitet 90-ta, me masa të dhunshme. Këto largime janë edhe të kundërligjshme, sepse tërheqja e parakohshme nga misioni diplomatik është i rregulluar me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm. Individualisht, secili prej tyre që i drejtohet gjykatës, rastin e ka të fituar. Politikisht, dekretet me një interpretim të mirë ligjor mund të dërgohen edhe në Gjykatën Kushtetuese”, shkruan ai.

“Rrotacionet politike janë procese demokratike, por pasojat e kësaj praktike të poshtër do t’i vuajnë më së shumti ata që po e instalojnë!”, thotë mes tjerash. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker