Haxhiu: Shqetësuese që MSH-ja po vjedh në barnat e qytetarëve

Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se Kosova është i vetmi vend në botë që s’ka filluar vaksinimin me dozën e dytë për Covid-19.

“Problemi i vaksinës tash është diçka që çdo qytetarë e ka të njohur dhe e humb shpresën se mund të vaksinohet. Kosova është i vetmi vend në botë që ka 0 vaksinim me dozën e dytë. Shqetësuese është edhe mungesa e barnave esenciale. Ka muaj që në Kosovë institucionet publike nuk janë të furnizuar me insulinë. Kjo mungesë e insulinës nuk është se nuk ka mundësi të bëhet, por po bëhet për pazare të ministrisë të shëndetësisë”, tha ai.

Ai, potencoi se është shqetësuese se po vidhet në branat e qytetarëve.

“Ju rikujtoj se një vit më parë kjo udhëheqje ka kontraktuar barna dhe pajisje mbrojtësemë shtrenjtë. Është shqetësuese se si në buxhetin e shtetit po vidhet në barna”, tha ai./Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!