Hoxhaj godet Kurtin: S’mund të mbijetosh politikisht pa Hashim Thaçin

Hoxhaj në një reagim kushtuar Kurtit në Facebook, ka thënë se ai s’mund të mbijetojë politikisht pa Hashim Thaçin, shkruan Rahoveci INFO.

Sipas Hoxhajt, Kurti “tërë karrierën e tij politike e ka orientuar në përbaltjen e figurës së tij dhe kurrë nuk ia ka arritur”.

Kryetari i PDK-së tutje thotë se zotimet e Thaçit ndaj NATO-s kanë qenë dhe janë legjitime dhe të njëjtat po zbatohen edhe nga kjo qeveri.

“Përndryshe, ky kryeministër do të duhej ta dëshmonte të kundërtën duke ndërmarrë hapa konkret për anulimin e saj. Më shumë sesa për presidentin Thaçi dhe zotimet në esencë, kjo qasje e tregon për inferioritetin e tij patriotik e politik dhe mungesën e vizionit qeverisës”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

Për ta përmbyllur reagimin, Hoxhaj ia ka përkujtuar Kurtit se ai është kryeministri i vetëm pa asnjë kontratë për vaksina. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker