Musliu – Shoshi për shkarkimin e ambasadorëve: Kjo do të thotë hakmarrje në shpinë të Kosovës

Ajo tha se të tërheqësh 13 ambasadorë në një kohë, është barrë e rëndë për diplomacinë e Kosovës.

“Me tërheqjen e ambasadorëve, ministrja e Punëve të Jashtme ka tentuar të kopjojë praktika nga vende të tjera, të cilat këtë çështje e kanë të rregulluar me ligj. Por të tërheqësh 13 ambasadorë në një kohë, është barrë e rëndë për diplomacinë e Kosovës. Ky veprim rrezikon funksionimin e shërbimit të jashtëm. Kjo do të thotë hakmarrje në shpinë të Kosovës, ky veprim është dashur të bëhet në mënyrë graduale dhe jo me inate politike”, ka thënë deputetja e PDK-së në pikën “deklarime jashtë rendit të ditës”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker