A e dini pse djathi i Zvicrës ka vrima?

Vrimat në djathë nuk i kanë bërë minjtë që bredhin nëpër fabrikë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se vrimat misterioze në djathë vijnë nga grimca mikroskopike të barit të tharë apo sanës, që e përmban qumështi.

Sipas hulumtuesve në institutin Agroscope, grimcat e sanës i krijojnë këto zbrazëtira kur djathi fillon të krijohet.

Ata kanë bërë eksperimente, duke i vënë djathit lloje të ndryshme të pluhurit të sanës, duke vërejtur se kjo po ndikon në krijimin e vrimave më të mëdha apo më të vogla.

Sidoqoftë, kjo tregon se pse vrimat në djathë janë më të vogla në 15 vitet e fundit: sepse qumështi është shumë më i pastër.

The post A e dini pse djathi i Zvicrës ka vrima? appeared first on Rahoveci.info.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker