Abdixhiku: Kam pranuar ftesën e Kurtit për takim, do ta shohim nesër

Lidhur me këtë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka treguar nëse do të shkojë në këtë takim.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se letrën e ka pranuar, por sipas tij, do ta shohë nesër nëse do ta pranojë pozitivisht këtë ftesë.

“Letrën e kam pranuar sot, do ta shohim nesër. LDK-ja siç e dini nuk i ikë takimeve. Nëse bëhet fjalë për dialog, qëndrimi i im është i njëjtë. Kosova ka një kryeministër, i ka krejt në pushtet. Kërkoj nga kryeministri të merr përgjegjësitë e veta kushtetuese, të udhëheq dialogun, dhe t’i bëj të qarta disa gjëra si parime”, tha ai në ATV.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker