Haxhiu: Marrëveshja me NATO-n vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e Kosovës

“Si qeveri ne kemi trashëguar marrëveshje shumë të rrezikshme dhe të dëmshme. Marrëveshja të cilën e potencuat vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e Kosovës. Ai nuk e ka akuzuar sekretarin e NATO-s por titullarin e atëhershëm. Problemet e vjetra nuk mund të adresohen për një takim. Po ashtu ka thënë që çështja është adresuar në prokurori. Prokuroria nuk e ka për obligim të më raportojë mua”, ka thënë Haxhiu në konferencën për media të mbajtur pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mbajtur këtë të premte.

Ndërkaq në seancën e së enjtes, deputeti i PDK-së, Fadil Nura ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur denoncimin e marrëveshjes së 13 prillit 2013 në mes të Republikës së Kosovës dhe NATO-s.

Nura për këtë marrëveshje të denoncuar një vit më parë nga kryeministri Kurti, për mos futjen e FSK-së në veri, kërkoi të dijë se a ka ngritur në takimin e tij me sekretarin përgjithshëm të NATO-s.

Për këtë denoncim, kryeministri Kurti është përgjigjur se nuk i bie pishman, por tha se nuk ka arritur ta ngrit këtë çështje me sekretarin e NATO-s. Ai shtoi se kjo marrëveshje vazhdon të jetë e dëmshme dhe e deponuar në prokurori.

“Marrëveshja në fjalë që ka qenë shkëmbim i letrave që ju e përmendeni, ka qenë e vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e Republikës së Kosovës dhe unë vazhdoj të qëndroj prapa asaj që kam deklaruar në shkurt të vitit 2020. Unë nuk kam akuzuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në lidhje me atë shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkoj llogari prej tij. Por, kam akuzuar titullarin e atëhershëm të institucioneve të Kosovës që ka vënë firmën në një shkresë të tillë. Një problematikë që i ka rrënjët tetë vite më parë nuk mund të adresohet e rregullohet përmes një takimi të vetëm që ishte takim i parë në selinë qendrore të NATO-s. Atëherë e kam referuar çështjen në prokurori dhe tash i mbetet asaj për trajtim. Marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe NATO-s do të vijnë duke u thelluar nuk keni nevojë të brengoseni”, tha Kurti të enjten.  /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker