Haziri e Abdixhiku askund në bashkërendim, njëri kritikon qeverinë e tjetri thotë se po presin 100-ditëshin

“100 ditëshi është një periudhë kohore ku i lejohet shumicës parlamentare me u përgatit, me u fokusu, operacionalizu programin qeverisës, me përkthye nga ai deklarativ politik në një program ku janë numrat, agjendat, politikat financiare, ku janë periudhat kohore që duhet të realizohet”, tha Haziri në Politiko në Kanal10.

Tutje Haziri tha se për të kritikuar qeverinë Kurti, LDK-ja po pret qe të mbyllet 100 ditëshi i qeverisjes, duke marrë parasysh edhe programin e qeverisë të paraqitur, dhe duke përcjell angazhimet, përfundoi Haziri.

Ndryshe veproi ndërkaq i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ky i fundit sonte në një debat televiziv tha se qeveria Kurti ka pasur fillim “tmerrësisht të dobët”.

Madje tha se edhe programi i tyre ishte “i thatë” për nga përmbajtja.

Abdixhiku: Qeveria pati fillim tmerrësisht të dobët, programi i tyre ishte “i thatë”

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker