Lumir Abdixhiku e pranon ftesën për takim me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pranuar ftesën për takim të kryeministrit Alibin Kurti gjatë javës së ardhshme.

Kreu i LDK-së tha shkurt për KosovaPress se do të marrë pjesë në takimin me shefin e ekzekutivit.

Dje, Kurti i’u dërgoi ftesë tre liderëve opozitarë, siç thuhej për bashkërendim të spektrit politik për çështje me interes të Kosovës.

Krahas Abdixhikut, ftesën e ka konfirmuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa nuk dihet ende nëse u.d të kryetarit të PDK-së do ta bëjë një gjë të tillë.

Një nga çështjet kyçe që pritet të diskutohet me liderët e partive opozitare pritet të jetë edhe procesi i dialogut me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në mesin e qershorit do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku do të diskutohet rreth mënyrës se si të ecet tutje me dialogun mes dy vendeve. Duke folur pas një takimi joformal në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti tha se ai dëshiron të ketë një dialog të përgatitur mirë dhe se përfundimi i tij duhet të jetë njohja reciproke mes dy shteteve.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker