PDK: Albin Kurti e futi sot Kosovën në projektin “Jugosllavia e re”

Kur kishte nisur kjo iniciativë e cila Kosovën nuk e trajton barabartë me vendet tjera, Albin Kurti e kishte quajtur “Jugosllavi e re”.

Kreu i PDK-së përmes një deklarate në faqen e tij në Facebook tha se ende pa e nisur dialogun me Serbinë, Albin Kurti nisi zbatimin e Jugosllavisë së re.

Deklarata e plotë e Enver Hoxhajt:

Kryeministri Albin Kurti ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë sot paska marrë vendim për nisjen e zbatimit të mini-shengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit. Kohë më parë kur ishte në opozitë, këtë nismë rajonale Albini e quante Jugosllavi e re. E pra tani me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re andaj urime Albin. /Rahoveci INFO/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker