“Puno diçka”, Gjoshi e krahason Kurtin me nxënësin që arsyetohet pse s’ka kryer detyrat e shtëpisë

Gjoshi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se për marrëveshje të tilla, rëndom janë shqetësuar Serbia dhe Vuçiqi, e jo Albin Kurti, shkruan Rahoveci INFO.

Madje ai ka porositur Kurtin që nëse ai do ta dërgojë FSK-në në veri, rrugën e ka të lehtë sipas tij.

“Ti po i thua jo Ëashingtonit, e lërë më një zotimi të ish-Kryeministrit”, ka shkruar Gjoshi.

“Ti veç arsyetohesh për mospunën tënde si disa nxënës që gjithmonë gjejnë diçka për t’u arsyetuar që nuk i kanë bërë detyrat e shtëpisë”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë i Gjoshit në Facebook:

Zakonisht për marrëveshjet mes Thaçit dhe NATO-s janë shqetësuar Serbia dhe deklaratat kundër bashkëpunimit Kosovë – NATO më shumë do t’i shkonin për shtati Aleksandër Vuqiqit dhe jo Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Kryeministër, rrugën e ke të lehtë nëse don ta dërgosh FSK-në në veriun e Kosovës. Nuk ke nevojë të kërkosh leje nga NATO, por bëje qysh sot ose nesër.

Ti po i thua jo Ëashingtonit, e lërë më një zotimi të ish-Kryeministrit.

Mos u arsyeto. Mjaft u arsyetove.

Në zotimin e ish-Kryeministrit Thaçi askund nuk ndalohet angazhimi i FSK-së për të shtrirë autoritetin në atë pjesë të Republikës së Kosovës. Zotimi i ish-Kryeministrit Thaçi ka të bëjë vetëm me detyrat që në atë kohë kanë qenë përgjegjësi e FSK-së dhe që përmendën në këtë dokument.

Të tjerat që ti i thua janë broçkulla.

Ti veç arsyetohesh për mospunën tënde si disa nxënës që gjithmonë gjejnë diçka për t’u arsyetuar që nuk i kanë bërë detyrat e shtëpisë.

Mjaft u arsyetove!

Puno diçka. Shtrije autoritetin edhe në veri, e mos e paguaj rrymën për fabrikat e bitcoinit të Millan Radojqiqit e Zvonko Veselinoviqit. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker