“Armata qeveritare”: Dy ministra të Kurtit e disa zyrtarë ia mësyjnë Venedikut

Në mes të pandemisë, kur kryeministri Kurti po thirret në llogaridhënie dhe përgjegjësi nga ministrat e tij, këta të fundit po gjejnë kohë edhe për udhëtime jashtë vendit, shkruan Rahoveci INFO.

Njëjtë ndodhi dje në Bienalen e Venedikut për vitin 2021, ku përveç ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku, aty mori pjesë edhe ai i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, si dhe zyrtarë tjerë të ministrive përkatëse.

E arsyet apo domosdoshmëria e pranisë së Liburn Aliut në këtë inaugurim nuk dihet, pasi që kompetencat kryesore në këtë rast i takojnë ministrit Hajrullah Çeku.

Në këtë edicion Republika e Kosovës përfaqësohet nga artisti dhe arkitekti i mirënjohur Maksut Vezgishi, me projektin “Conteinporary”, ideuar dhe kuruar bazuar në temën e përgjithshme të Bienales “Hoë ëill ëe live together”. Sipas autorit të veprës ‘CONTAINER’ është një ‘objekt’ i madh i hapur, i destinuar për ngarkimin e ‘PËRMBAJTJEVE’ të ndryshme. Ndodhet në çdo komunë. Rreth këtij kontejneri mbetet i hapur peizazhi i ndërtesave të ndërtuara për të qenë të përjetshme. Specifikat që ofrojnë ‘MUNDËSITË E REJA’ të përdorimit, hapësirat për eksperimentimin, socializimin, reflektimin, aktivizmin, shpresën, idetë e reja, fantazitë dhe qëllimet. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker