Haradinaj: Në Vushtrri u tentua të zhbëhej qenia shqiptare

Haradinaj shtoi se shteti serb edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, ndërsa ne vazhdojmë betejën tonë për të vërtetën.

“Njëzetedy vjet më parë, dhjetëra u vranë e u masakruan e shumë të tjerë shpëtuan me plagë, të cilat i shëroi koha. Por, plagët e shpirtit, kujtimi për ata që na i rrëmbyen, jetojnë përgjithmonë.

E vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne vazhdojmë betejën tonë për të vërtetën. Kosova nuk harron! Lavdi të rënëve për liri!”, shkroi Haradinaj.

Më 22 maj 1999 forcat ushtarake serbe ushtruan gjenocid mbi popullatën shqiptare të Vushtrrisë duke vrarë 68 qytetarë të kësaj komune, burra, gra e fëmijë pa dallim. Trupat e 67 nga 68 të vrarëve në rrugën” 22 Maji” në Vushtrri u gjenden në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit dhe iu kthyen familjeve në Kosovë ndërmjet viteve 2003-2012. Ende asnjë gjykim nuk është zhvilluar për autorët e kësaj masakre. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker