Ledri zbulon për herë të parë tatuazhin që ia dedikoi personit të tij të dashur

 

Reperi i njohur, Ledri Vula ka zbuluar se kujt ia dedikuar tatuazhin më të ri të cilin deri më tani e ka mbajtur të fshehtë

Vula ka qenë i ftuar në emisionin ”1 Kafe prej Shpisë”, në Rahovci.info dhe ka treguar se e ka bërë një tatuazh të ri të cilin ia ka dedikuar gjyshit të tij të ndjerë, Fahri Buçincës.

Në tatuzh është paraqitur figura e mbretit si dhe brenda saj gjendet edhe imazhi i gjyshit.

Ndërkaq, Ledri për gjyshin e tij ka theksuar se ka qenë njeri shumë bujarë madje ai ka thënë se ka qenë i gatshëm që ta lërë vetën keq për të tjerët.

Fahri Buçinca, ka lindur më 20 gusht të 1934 në Vushtrri dhe ishte veteran i arsimit në këtë komunë. Ai është marr me shkrime publicistike. Ka botuar disa fejtone për arsimin, kulturën, trashëgiminë kulturore si dhe për rrjedhat politike në etapën e parë të sistemit komunist. Ai gjithashtu ka botuar: Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë (1918-1956), Cafo beg Ulqini- Jeta dhe veprimtaria politike,  Si e menaxhova burgun e Smrekonicës, etj.
Fahri Buçinca ka vdekur më 18 mars 2021 në moshën 86-vjeçare./21Media

 

The post Ledri zbulon për herë të parë tatuazhin që ia dedikoi personit të tij të dashur appeared first on Rahovci.info.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker