Krasniqi për letrën e liderëve për UNESCO: Kryeni obligimet shtetërore, mbylleni këtë kancer-temë

Krasniqi ka kërkuar nga tre liderët e institucioneve shtetërore t’i kryejnë obligimet e tyre shtetërore “mbylleni këtë kancer-temë, nëse doni të jeni të besueshëm”.

Postimi i plotë:

Letra e Osmanit-Konjufcës-Kurtit për UNESKO-n, nuk ndihmon asgjë. Duhet të kryejnë obligimet që ka marrë shteti nga Vjena e këndej dhe të eliminojnë dëmin që u bë në vitin 2004. Industria e propagandës serbe na ka mposhtur në këtë temë. Edhe presidenti aktual i SHBA-së, Xhoe Bajdeni, ka thënë se është fascinuar nga manastiri i Deçanit. Bajdeni nuk e ndryshon atë qëndrim. Lexojeni edhe letrën e hierarkut të KOS në SHBA, Irinej, për këshilltarin e Bajdenit! Lexojeni edhe qëndrimin e sotëm shkatërrues për ne, të Sava Janjiqit, i cili ka kredibilitet të madh në qarqet ndërkombëtare. Mbi të gjitha, kryeni obligimet shtetërore: mbylleni këtë kancer-temë, nëse doni të jeni të besueshëm. Llafe kot janë bërë tash sa vite, nuk ndihmojnë asgjë. Vetëm sa e kanë përkeqësuar këtë çështje, në dëm të Kosovës. Nëse kjo çështje nuk zgjidhet si politikë sovrane shtetërore, në vazhdimin e dialogut në Bruksel mund të jenë gur në qafë edhe më shumë  dhe në “marrëveshjen gjithëpërfshirëse” eventuale, mund të jetë problem po aq i madh, ndoshta edhe më i madh se sa asociacioni i komunave në veri. Ajo zonë mund të shndërrohet në një lloj “toke të shenjtë serbe”, një lloj Atosi i ri, veç serb. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker