Gjini përplaset ashpër në debat me Mushkolajn për deklaratat e Haradinajt ndaj Kurtit

Gjini ka thënë në “Debat Plus” se pyetja e Haradinajt në adresë të Kurtit ishte bërë për shkak të deklaratave të Kurtit në Bruksel në lidhje me kriminelët e luftës në Ballkan.

“Kush e ka vërtetuar në Kosovë se njerëzit në institucione janë kriminelë. Parimisht është në rregull të thuhet se në institucione nuk duhet të ketë kriminelë. Etiketimi i zotit Haradinaj për Kurtin është shumë i ulët. Tek e fundit AAK ka bashkëpunuar me Kurtin. Pse bashkëpunuat ju me Kurtin nëse ai ka qenë spiun. Ne i kemi disa institucione që do të ishte dashur bëjë verifikimin e kryeministrit”, ka replikuar Mushkolaj ndaj Gjinit.

“Nëse një kryeministër i vendit tim deklaron se partitë politike në Ballkan duhet të pastrohen nga kriminelët e luftës, ai duhet të tregojë se kush janë ata kriminelë të luftës. Ka njerëz në Kosovë që janë përballur me akuza për krime lufte dhe janë liruar si të pafajshëm. Ku po e di Kurti që në partitë politike në Kosovë ka kriminelë të luftës”, ka thënë Gjini

“E ju ku po e dini” i është përgjigjur Mushkolaj Gjinit, duke i thënë të dytit të AAK-së se po paragjykon.

Mushkolaj njihet për debatet e tij të ashpra me politikanët që ftohen në debate televizive.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker