Kurti: Për herë të parë Kosova po shërben si vend pritës i një ushtrimi të udhëhequr nga ushtria amerikane

Kurti ka shkruar në Twitter se për herë të parë Kosova po shërben si vend pritës i një ushtrimi të udhëhequr nga ushtria amerikane.

“Për herë të parë, Kosova po shërben si vend pritës i një ushtrimi të udhëhequr nga ushtria amerikane në territorin e vet. Trupat tona janë duke shfaqur përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e ushtrimit “Defender 21” në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar sot se po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese krah për krah me forcat amerikane, në kuadër të stërvitjes ‘’DEFENDER-Europe 21’’.

“Po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese krah për krah me forcat Amerikane, në kuadër të stërvitjes ‘’DEFENDER-Europe 21’’. Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-në dhe forcat e saj si dhe gatishmërinë e plotë për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Rruga jonë është drejt NATO-s”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker