Ministra Gërvalla thotë se 50% e ambasadorëve do të jenë diplomatë karriere

Gërvalla para deputetëve u shpreh se do të dalin me një listë se ku duhet të jenë prioritet për hapjen e ambasadave.

“Ligji për Shërbimin e Jashtëm do të vërë në pikëpytje të gjitha ambasadat, konsulatat në secilin veç e veç do të shikojmë në çfarë konkurence është në shtetet që nuk jemi të pranishëm e që do të duhet të jemi, duhet të jemi të kujdesshëm ku i vendosim apo ku nuk i vendosim ambasadat tona. Do të dalim me propozim publik me një listë të qartë se ku janë prioritetet ku duhet të jenë ambasadat tona”, ka thënë Gërvalla.

Ajo tutje u shpreh se ambasadorët do të jenë 50% diplomatë karriere.

“Proporcioni politik nuk do ta kalojë 50 %, pra 50 përqind do të jenë diplomatë të karrierës, konsuj politikë nuk do të ketë në qeverinë tonë. Kjo nënkupton që ne me shumë kujdes duhet të ndërtojmë akademinë diplomatike, që do t’i përgatisë diplomatët tanë seriozisht”, ka thënë ajo.

E pyetur për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Gërvalla ka thënë se kjo çështje është duke u rishikuar.

“Ekziston mirëkuptimi me Malin e Zi dhe është vetëm çështje formale pjesa e ratifikimit nga ana jonë. E kemi në rishikim që të shohim të gjitha rrethanat dhe jo vetëm përmbajtjen por të gjitha rrethanat anësore”, ka thënë Gërvalla, transmeton Rahoveci INFO.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje e kishte kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi gjatë kohës sa ishte në opozitë. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker