Tahiri i AAK-së: Me reciprocitet bëhesh horë, taksa ishte e vetmja që e ka “palu” Vuçiqin

Ai tha se qysh gjatë fushatës zgjedhore ka tentuar që aktivistëve të VV-së t’u sqarojë se çfarë është kjo masë.

“Unë qysh në fushatë ju thosha: Për çfarë reciprociteti po flisni? Ata kanë treg shumë më të madh, neve na kanë në kushtetutën e tyre, na thërrasin Kosova dhe Metohija. Për çfarë reciprociteti flisnin ata”, ka thënë Tahiri në T7.

Më tutje ai tha se i vetmi mjet politik që e ka paluar Vuçiqin ka qenë taksa.

“Ai ka dhënë premtime që nuk po i mban. E di që qeverisja është problem se kam qenë edhe vet. Nuk ki shkop magjik me i kry punët. Por çfarë ndodhi sot është me u ngushtu. Reciprociteti nuk ka qenë dhe nuk është. Teksa ka qenë I vetmi instrument politik që e ka palu Vuçiqin dhe e ka detyru me thënë atë që e ka thënë. Reciprociteti është me u ba horë”, ka thënë Tahiri.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker