Xhafer Tahiri zyrtarizon kandidaturën edhe për një mandat si kryetar i Vushtrrisë

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në fund të këtij viti në të gjitha komunat dhe disa kandidatë kanë filluar të tregojnë ambiciet e tyre për këtë pozitë.

Tahiri ka thënë se gjatë këtij mandati do ta ketë një qëllim tjetër. Ai po ashtu tregoi se cfarë po shkruante në bluzën e tij.

“Po do të kandidojë. Këtu më shkruan Vushtrria +4. Do të shkojmë edhe për një mandat. Jam konsultuar edhe me familjen dhe Kryesinë e LDK-së. Tani qëllimi do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas krizës me pandeminë”, tha ai në T7.

“Vushtrria është një qytet dinamik dhe pres që të rikthehemi”, shtoi ai.

Ndryshe, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zyrtarizuar kandidatin e subjektit të tij për zgjedhjet komunale në Vushtrri. Kandidati për këtë komunë nga radhët e AAK-së është Mensut Ademi.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker