Kurti dikur për Surroin: Eshtë takuar me Millosheviqin për t’ia mundësuar t’i ndajë shqiptarët në terroristë dhe të tjerë

Rahoveci INFO ka siguruar një kolumnë të Albin Kurtit të shkruar për Veton Surroin më 29 nëntor të 2006-tës, e cila ishte publikuar në librin e tij “Zgjohu”. Në të, Kurti flet “zi e terr” për Surroin, teksa e akuzon për tregtim të vullnetit të popullit të Kosovës me Serbinë.

Kurti aty rrëfen për një takim të Surroit me kriminelin serb, Sllobodan Millosheviq, që sipas tij ishte realizuar për t’ia mundësuar atij që shqiptarët t’i ndajë në terroristë dhe të tjerë. “Terroristë”, Millosheviq u referohej ushtarëve të UÇK-së.

“E dyta, ata redaktorë janë të afërt me vetë negociatorët kosovarë dhe brenda gravitetit fatal të negociatave që po zhvillohen me Serbinë. Përmes partive politike ose drejtpërdrejt me negociatorët, ata i kanë lidhjet e tyre të interesit dhe ato farefisnore. Ja një shembull sa tipik aq qesharak. Sigurisht që Flaka Surroi është në panik. Dhjetëra mijëra njerëz brohorisnin “Poshtë Grupi Negociator i Kosovës”. E vëllau i saj, Veton Surroi është pjesë e spikatur e atij grupi  që po e tregton vullnetin e popullit të Kosovës me armikun e Kosovës, Serbinë. Kjo s’do të thotë se Veton Surroi nuk është konsistent. Përkundrazi. Pikërisht Veton Surroi mundohej ta shpëntonte Jugosllavinë në fund të 80-tave e fillim të 90-tave me UJDI-n në vitin 1993 ai i ftoi shqiptarët që të dalin në zgjedhje të Serbisë; më 15 maj 1998 u takua me Millosheviqin për t’ia mundësuar atij që shqiptarët t’i ndajë në terroristë(siç i quante ai luftëtarët e UÇK-së) dhe të tjerë, para se t’ia fillonte ofensivës në fshatrat e Kosovës kundër UÇK-së”, thuhet në njërën prej pjesëve të kolumnes së shkruar nga Albin Kurti, për Veton Surroin.

Mirëpo Kurti nuk ndalej me kaq. Ai akuzonte edhe motrën e Veton Surroit, Flaka Surroin se kishte mobilizuar mediumin e saj kundër Vetëvendosjes, kundër asaj që ai e quante “zgjim popullor”.

Tutje, Kurti i quante Flakën dhe Veton Surroin  “punëtorë të devotshëm të sistemit” të ngjashëm me nëpunësit titistë që bëjnë përpjekje që asgjë mos të ndryshojë, shkruan tutje Rahoveci INFO.

“Se këta nuk duan të ndryshohet gjë e dëshmon edhe fakti se përkundër shkrimeve nëpër gazetat dhe përkundër transmetimeve nëpër televizionet e tyre që madje edhe kundërshtojnë negociatat me Serbinë dhe sidomos të tilla që denoncojnë keqpërdorimet e ministrave e deputetëve, këta esencialisht nuk duan të ndërmerret asgjë serioze lidhur me këto. Pra ata lejojnë që të bëhen kritika dhe demaskime në mediumet e tyre, por në thelb nuk duan ndryshime.  Posaçërisht nuk i duan ata që problematizojnë  fundamentalisht siç bën Lezivje Vetëvendosje”, thuhet tutje.

Kurti  tutje thoshte se mediumi i Surroit në një kohë publikonte me indiferencë të shtirur aktivitetin e Vetëvendosjes  në faqet dyshifrore të gazetës ose kah fundi i edicionit të lajmeve, teksa kjo kishte ndryshuar në kohën e publikimit të kolumnës, kur siç shprehej Kurti tash botimet i bëjnë në faqe të para të gazetës, mirëpo me gjykimin që ka për qëllim dekurajimin e masës.

“Ata janë në siklet dhe kanë zënë të përpëliten. Populli po zgjohet por edhe po ngritet. Të tjerë do të bien. Shpurdha e tyre është tregues i fillimit të rënies së tyre”, shkruhej në kolumnen e Albin Kurti, e cila qe shkruar në vitin 2006.

Ndërkaq mbrëmë në një emision televiziv, ishte vet Surroi ai që konfirmoi se do të jetë pjesëmarrës në ekipin negociator të formuar nga qeveria e Kurtit.

“Angazhimi im është në cilësinë e këshilltarit të jashtëm për nevojat e procesit negociator. Jemi në dispozicion të Qeverisë për nevojat e procesit negociator, në këtë rast zëvendëskryeministrit Besnik Bilimi, i cili është i angazhuar dhe nevojat e kryeministrit, pra kurdo që ai të ketë nevojë”, konfirmoi mbrëmë Surroi.

Të plotë kolumnën Përpëlitja të shkruar nga Albin Kurti e gjeni më poshtë:

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker