Reçica: Qeveria Kurti ka anuluar aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, sërish mashtroi qytetarët

Ai tha se për Partinë Demokratike të Kosovës, një vendim i tillë, përveç që përbën shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në të njëjtën kohë manifeston suspendim të subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

“Ky vendim, përbën shkelje të nenit 17, paragrafi 1, të Kushtetutës, sipas së cilit “Republika e Kosovës lidh marrëveshje ndërkombëtare dhe anëtarësohet në organizata ndërkombëtare”. Gjithashtu është cenuar neni 93, paragrafi 1, i Kushtetutës sipas së cilit “Qeveria propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit”.”, tha ai.

Ai konsideron se mosanëtarësimi i Kosovës në familjen e botërore të policisë është sfidë e madhe për Policinë e Kosovës dhe për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse kjo pamundëson bashkëpunimin ndërkombëtar policor, luftimin e krimit të organizuar, terrorizimit e ekstremizmit të dhushëm.

“Pamundësia e qasjes së Policisë së Kosovës në informacione ndërkombëtare të cilat janë shumë të rëndësishme për identifikimin e personave të dyshuar, lëndon në masë të konsiderueshme efikasitetin e Policisë. PDK është e shqetësuar me diskursin mashtrues të kësaj qeverie, pasoja e së cilit është dobësimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe qasja e kufizuar në informacione ndërkombëtare në fushën e sigurisë. Ata të cilët flasin për çdo ditë për sovranitetin e vendit, janë po të njëjtit të cilët dëmtojnë dhe suspendojnë sovranitetin e jashtëm të shtetit.”, tha Reçica

Ai rikujtoi se në shkurt të vitit 2020, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca kishte deklaruar se aplikimi për anëtarësim në Interpol do të bëhet në vitin 2021 kur Asambleja e Përgjithshme do të mbahet në Turqi.

“Ky premtim publik i Lëvizjes Vetëvendosje po shkelet nga vet ata. Në fakt, kjo është ajo çfarë e karakterizon Lëvizjen Vetëvendosje. Mashtrim, manipulim, hipokrizi e demagogji.”, tha ai. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker