Surroi: 10 vjet në dialog i kemi shpenzuar me çështje të kota

Surroi në Rubikon në Klan Kosova ka thënë se i takon Qeverisë që edhe të negociojë, por edhe të mbajë afër opozitën në këtë proces.

“Asgjë të keqe s’ka që një ditë para ose pas negociatave pushteti dhe opozita të ulen bashkërisht, kryeministri me ndonjërin prej kryetarëve të partive dhe thjesht të këmbejë përshtypjet e veta. Sa më shumë të ketë përfshirje të opozitës aq më mirë për Kosovën”.

“Qëndrimi im është i ditur. Procesi negociator i deritanishëm nuk ka krijuar rezultate të duhura. Kemi shpenzuar 10 vjet në çështje të kota, disa prej tyre shumë të dëmshme si Asociacioni, ideja për këmbimin e territoreve e cila e ka degraduar procesin. Tash duhet rindërtuar parimet negociatore dhe të rindërtohet procesi i cili në këto baza të autorizimeve të Asmablesë të Kombeve të Bashkuara, të shohim mundësitë se si të bëhet një proces negociator më i mirë”.

Tutje Surroi tha që rrethanat në këtë proces janë të atilla që marrin shumë energji.

“Është një dilemë e madhe konceptuale brenda BE-së. Lajçak ka një mandat 18 mujor para vetes, për të është kontinuitet dhe i kanë mbetur më shumë se 6 muaj. Ka një kohë më të gjatë. Rrethanat e përgjithshme janë të atilla që marrin energji. Zgjedhjet lokale në Kosovë, zgjedhjet në Gjermani; shkuarja e Merkel e cila ka qenë një lloj mburoje për këtë proces. Zgjedhjet në Francë që ndikojnë në pozicionin francez, gjithashtu kemi president të ri në Amerikë, edhe Serbia ka zgjedhje në vitin e ardhshëm”.

“Janë disa prej faktorëve që hyjnë në punë, por është kohë për të ndërtuar koncepte. Mendoj që ka ide në shoqërinë civile edhe në diplomaci, ka ide të cilat duken thuajse nuk janë të këtij procesi, por mund të transformojnë konfliktet në mënyrë dramatike”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker