Ultras VRESHTARËT Të Gatshëm.

Vreshtarët njoftojnë se në ndeshjen e fundit kundër KF Bashkimit do të ketë organizim me masat e reja ku pritën të lejohen 250 tifozë në stadiumin ” Jahja Danuza ” në Rahovec.

Jetë a vdekje.
Të shtunën në stadiumin e qytetit zhvillohet ndeshja “jetë a vdekje” kundër rivalit direkt për inkuadrim në ligë të parë Bashkimi nga Koretina.
Të gjitha shpenzimet e sponzorëve, i gjithë mundi i stafit teknik , e gjithë djersa e lojtarëve gjatë tërë vitit marrin vlerë të shtunën në “Jahja Danuza”.
Të shtunën, Rahoveci lun futboll, me pasion,
si tash e 90 vjet.
Tradita bardhë e kaltër nuk e meriton këtë rang të ligës.
Prandaj të shtunën lojtarët duke qenë në dijeni për rëndësinë e kësaj ndeshje, nuk kemi dyshim që do n’a bëjnë krenar.

Gjithashtu njoftojmë të gjithë anëtarët që të rrinë në gatishmëri për mundësinë e prezencës tonë brenda në stadium pas masave të reja anti-covid që do vijnë në fuqi. (Flitet për lejim të rreth 250 personave brenda në stadium).

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker