Zeka: Remin e kam pasë bashkëlojtar të guxhave

Zeka duke ironizuar me këtë deklaratë ka thënë se Remin e ka pasur bashkëlojtar të lojës së guxhave.

“Remi dhe loja e guxhave me luften. Rrustem Mustafa – Remi, tha ne nje deklarate se ”Albin Kurtin e ka pas bashkeluftetar” ktynehere. Thash me tregu edhe une qe Remin e kam pase bashkelojtar te guxhave, ne oborrin e shkolles fillore ne Abri. Nese e para eshte e vertete, pse mos me kane edhe kjo e dyta” , ka shkruar ai.

Ish-komandanti i UÇK’së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka pasur bashkëluftëtar në UÇK.

Këtë deklaratë Remi e tha pasi u pyet për deklaratën e tij në Bruksel ku tha se Ballkani Perëndimor duhet pastruar skena politike nga kriminelët e luftës dhe të paqës.

“Po flet ashtu sikur ai e njeh problemin, në vendin tonë nuk ka pasur krime lufte nga çlirimtaret. Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar”, është shprehur Remi.

“Me Albin Kurtin jam takuar edhe në shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jemi takuar për qëllime të çlirimit të vendit”, ka thënë Remi.

“Ai ka qenë me detyra të veçanta në Drejtorinë Politike. Por, kemi pasur kontakte gjithëpërfshirëse. Gjatë kohës sa ishte pjesë e zyrës së Adem Demaci”, shtoi Remi.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker