Haxhiu, Kurtit: Sa i jep ide opozitës, jepju ministrave tu le të punojnë

Haxhiu ka akuzuar qeverinë se po i fsheh numrin e viktimave, për çka tha se do të ketë edhe proces hetimor, shkruan Rahoveci INFO.

“Prej datës 22 mars kanë vdekur 480 qytetarë, edhe duke u munduar me e mshefë numrin e të vdekurve. Do të inicojmë proces hetimor për këtë”, tha Kamishi.

Tutje, iu përgjigj Kurtit për deklaratën e sotme ku akuzoi opozitën se nuk po di as të kritikojë, e madje u tha se do t’u jap edhe ide për këtë.

“Kena me shku prapë te kutitë e votimit. Jepju ide ministrave tu le të punojnë, qytetarët i kanë sytë kah qeveria e ju thuani hajde t’ju dha ide opozitës. Nuk të kemi kritiku shumë, po s’do të thotë që do të falim pas 100-ditëshit”, tha Kamishi.

E Kurti, u ankua se më shumë është kritikuar  gjatë kohës që ka qenë në opozitë    se tash kur është në qeveri.

“Ma shumë më keni kritiku si opozitar, se sa tash si kryeministër. Për atë se është dashur të realizojë këtë apo atë. Ne kemi fituar mandat katër-vjeçar dhe tash sa kemi hy në muajin e tretë”, tha ai.

Ndaj kësaj deklarate reagoi menjëherë Kamishi.

“Qytetarët i kanë pa idetë dhe punët tona. Po t’i rikujtoj: E kemi trefishuar bruto-produktin vendor dhe buxhetin. Pagat prej ato që kanë qenë asistencë sociale janë ba paga meritore. E vetmja parti politike që ka hedh idenë për me rritë pensionet ka qenë PDK, ndërsa ti s’i ke ardhë ua ke ulë. Po kërkojmë prej teje me e zbatu standardin që e ke kërku si opozitar”, tha ai. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker