Musliu pyet Kurtin: Çka ka shit e çka ka vjedh bordi i AKP-së? – Këtë përgjigje ka ministri Murati

Në mesin e disa pyetje, Musliu ka kërkuar që kryeministri të tregojë se çka ka shit bordi aktual  AKP-së, derisa ka përmendur se qeveria Kurti1 kishte pezulluar aktivitetet e këtij bordi.

“A ka informata të sakta për shitjen e fabrikave, cili bord i ka shit? Ky bord që po e dënon, e dini që nga marsi i vitit 2020 këta e kanë çdo aktivitet të pezulluar?. Për çka e mban përgjegjës këtë bord, për të cilin ka marrë një vendim të tillë, për cilat hajni?. Trego saktë, ky bord çka ka shit? Çka ka privatizu? Çka ka vjedh?. Duke marrë parasysh kohën kur është emër ky bord”, tha ajo.

Duke i’u përgjigjur Musliut, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se bordet e kaluara të AKP-së kanë qenë politike, derisa ka renditur disa shkelje që sipas tij janë gjetur në këtë agjenci.

“Kemi pas dëshmitarë të shumtë, kemi konsultuar mijëra faqe dokumente për me ardhë në përfundim se ndërhyrjet politike ishin të paevitueshme. Na kanë treguar çmime të tmerrshme se me çfarë çmime janë shit tokave Kosovës, duke nisur nga 1 euro. Në emër të çmimit të tregut, refuzohet shitja edhe kur kishte tre ofertu, e në anën tjetër kishte vetëm një ofertues dhe miratohej shitja. Kemi pas diskrepancë në marrjen e aksioneve. Ka pas raste që janë marrë aksionet dhe ka pas raste kur ka pas raport për shkelje dhe nuk janë marrë aksionet. Ka pas raste kur ofertuesi I parë ka ofruar çmim më të mirë dhe i është dhënë ofertuesit të dytë. Konstatimi, mund të thuhet lirisht se bordet kanë qenë politike.

Në lidhje me bordin aktual të AKP-së, Murati tha se ka bërë shkelje flagrante, pavarësisht se është ndalë vala e privatizimit.

Në lidhje me bordin e ri. Nga bordi ekzistues janë veprime të tjera që shkojnë përtej valës së privatizimit dhe shitjes. Ky bord ka shku me tendencë që në mënyrë flagrante dhe kontrabandu qira me afat 5 vjeçarë. Kemi bord të paparashikueshëm. Procesi i shtije direkte me negocim. Është krim në vetvete. Shtija direkte është bërë jashtë syrit të publikut. Bordi ka negociua direkt me atë që ka pas me ia shit. Ka pas dhjetëra hektarë tokë që janë shti për 7 mijë euro.

Ai ka ftuar Prokurorinë që të hetojë këto shitje me negocim direkt. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker