Osmani: FSK është sinonim i shtetësisë, po e vulos fatin e Kosovës

Në Deve të Gjakovës, ku është vendosur kampi ushtarak tash e dhjetë ditë prej kur ka filluar “Defender Europe 21” në Kosovë, Osmani ka falënderuar ushtarakët për kontributin e tyre në shërbim të atdheut.

Komandantja supreme e FSK-së tha se sot po jetësohet ëndrra e secilit ushtarak dhe qytetar të Kosovës.

“U shpreh mirënjohjen time dhe të popullit për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm ndaj atdheut tonë. Po e shoh sot të jetësuar ëndrrën e secilit ushtarak e qytetar të Republikës së Kosovës. Të dashur oficerë te forcave tona të armatosura, të dashur ushtarak, 22 vjet më parë gra e burra të Kosovës u rreshtuan në emblemën e UÇK-së dhe dëshmuan këmbënguljen tinë për te fituar lirinë. Ata e patën guximin për të qëndruar fortë në kauzën e lirisë e patën fatin të vepronin nën flamurin e një aleance me perëndimin. E kemi ditur se duke luftuar për lirinë tonë i kemi mbrojtur vlerat e lirisë universale. 22 vjet pas, i kemi lidhur qëllimet tona me përkushtimin e partnerit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ajo.

Presidentja Osmani tha edhe se ngritja e kapaciteteve si pjesë e planit gjithëpërfshirës sot po e merr vulën e përkrahjes nga partnerët strategjik të Kosovës. Osmani theksoi se sinonimi i shtetësisë së Kosovës është mbrojtja e sovranit dhe paprekshmëria e territorit të vendit.

“Ngritja e kapaciteteve, si pjesë e planit gjithëpërfshirës sot po e merr vulën e përkrahjes nga partnerët tanë strategjik. Të dashur ushtarak, FSK është sinonim i shtetësisë sonë, mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit të Republikës së Kosovës. Po e vulosni fatin tonë të përbashkët në shërbim te paqes e shpirtin tonë liridashës e të vendosur. Për shërbimin tuaj sot ju do të mbaheni në mend nesër e përgjithmonë, andaj ndjehuni krenar për atë që keni bërë për vendin tonë”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti kanë parë sot nga afër operacionet e FSK-së në “Defender Europe 21”.

Kurti ka premtuar mbështetje dhe rritje të buxhetit për FSK-në.

“Pas këtij ushtrimi ju do të jeni shumë më të aftë për të ndërvepruar me partneret tanë për paqe siguri e stabilitet kudo në botë. Në emër te qeverisë dhe qytetarëve ku falënderoj për përkrahjen që dhatë gjatë këtij ushtrimi për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. FSK është fisnikëri e vendit tonë, mishërim i së kaluarës së dhimbshme por të lavdishme dhe i të tashmes sfiduese por drejt së ardhmes prosperuese. Jam i bindur që pas këtij ushtrimi, FSK ka fituar aftësi të reja ushtarake dhe edhe njëherë ju përgëzoj për arritjet dhe ju siguroj qe kabineti im qeveritar do të shtojë buxhetin për FSK në rrugën e saj për arritjen e kapaciteteve ushtarake. Shteti ynë është faktor dhe kontribuues i paqes”, ka thënë Kurti

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!