Daut Haradinaj: Prishtina ka nevojë për mua, jo për turistë që e kanë lënë qytetin në kaos

Sipas tij, Prishtinës nuk i duhen kryetar që janë turista, por i duhet dikush si ai të jetë vendimmarrës.

“Me gjithë respektin, por mendoj se Prishtina ka nevojë me pas një kryetar vendimmarrës dhe jo turistë që shëtitën poshtë e lartë me teori të bukura e në praktikë e kanë lënë kryeqytetin në kaos”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë për të mirën e qytetarëve.

“Kjo ideja e barrierave, vijave të kuqe e këto janë të historisë. Po shihen hapur të krejt subjektet politike, vetëm në fushatë po prolongojnë nuk bëjmë me atë nuk bëjmë më këtë se tonë me tonë po bëjnë. Është shumë mirë që janë thyer këto barriera sepse nëse kemi bindje tjera ose jemi të një subjekti politik tjetër kjo nuk nënkupton se ne jemi armiq, përkundrazi jemi miq bashkëvendës dhe natyrisht me ofertën me bindjen që e kemi më të mirë. Me të gjithë jam i gatshëm me bashkëpunuar pa asnjë dallim”, tha mes tjerash ai. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker