‘Zotohu dhe lëre’: Zyra e OBSH-së në Prishtinë bën thirrje për shërbime më të mira mbështetëse për lënien e duhanit

Nën temën “Zotohu dhe lëre”, fushata e sivjetme e OBSH-së për Ditën Botërore pa Duhan përqendrohet në sigurimin e mjeteve dhe burimeve të nevojshme për personat që duan ta lënë duhanin, në mënyrë që ata të kenë sukses në përpjekjen e tyre.

Në njoftim thuhet se duhani është një faktor kryesor risku për sëmundjet jo-ngjitëse, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, sëmundjet e frymëmarrjes dhe diabeti.

Përfitimet e lënies së duhanit janë pothuajse të menjëhershme.

“Pas vetëm 20 minutash pa duhan, ulen rrahjet e zemrës.

Brenda 12 orësh, bie në nivel normal monoksidi i karbonit në gjak.

Brenda 2-12 javësh, përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe rritet funksioni i mushkërive.

Brenda 1-9 muajve, zvogëlohen kollitja dhe gulçimi.

Brenda 5-15 viteve, risku i goditjes në tru bie në nivelin e riskut për persona që nuk e pinë duhanin.

Brenda 10 viteve, shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive përgjysmohet krahasuar me atë të duhanpirësve.

Brenda 15 viteve, risku i sëmundjeve së zemrës bie në nivelin e riskut për persona që nuk e pinë duhanin”.

“Pandemia COVID-19 ka bërë që shumë duhanpirës të thonë se duan ta lënë, por jo të gjithë kanë qasje në mjete që mund t’u ndihmojnë ta bëjnë këtë. Kjo është arsyeja pse OBSH-ja u bën thirrje qeverive që të sigurohen që qytetarët të kenë qasje në shërbime gjithëpërfshirëse për lënien e duhanit, siç janë këshillimet e shkurtra, linjat telefonike falas për lënien e duhanit, shërbimet mobile dhe digjitale për lënien e duhanit, terapitë e zëvendësimit të nikotinës dhe mjete të tjera që janë dëshmuar se ndihmojnë për lënien e duhanit. Forcimi i politikave dhe shërbimeve për lënien e duhanit mund të përmirësojë shëndetin, të shpëtojë jetë dhe të kursejë para”, thotë Dr. Sergei Koryak, Udhëheqësi i Zyrës së OBSH-së në Prishtinë

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!