Twitter do të bëjë një pauzë ndaj pranimit të aplikimeve për verifikimin e llogarisë

Gjatë javës së kaluar, Twitter lansoi përsëri programin e tij për verifikimin e llogarive, duke lejuar këdo që të aplikojë për markën verifikuese blu, por kompania njofton se është duke bërë një pauzë për pranimin e aplikimeve të reja për shkak të vëllimit të aplikimeve që ka marrë deri më tani.

“Do të duhet të marrim një pauzë, tani për tani, derisa ne rishikojmë ato që janë regjistruar. Ne do t’i rihapim kërkesat së shpejti”, ka thënë Twitter.

Kur hapi zyrtarisht programin për aplikime më 20 maj, kompania paralajmëroi që afati kohor për kërkesat mund të zgjatet.

“Pasi të paraqisni aplikimin tuaj, mund të prisni një përgjigje me e-mail nga ne brenda disa ditësh, por kjo mund të zgjasë deri në disa javë, në varësi të aplikimeve”, pati thënë kompania.

Por duket se vëllimi i aplikimeve tashmë është bërë aq i madh sa që Twitter ka vendosur të bëjë një pauzë, vetëm tetë ditë pas rihapjes së programit. /Njeshi/

The post Twitter do të bëjë një pauzë ndaj pranimit të aplikimeve për verifikimin e llogarisë appeared first on Njeshi.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker