Zemaj – Vitisë: Kontrata me Pfizerin ka ardh te unë në e-mail, unë ua kam përcjellë

Zemaj në komisionin për shëndetësi tha se në momentin që e ka dorëzuar detyrën janë mbyllur të gjitha emailat e stafit të tij.

Megjithatë, thotë se ai si deputet e ka pranuar emailin nga kompania Pfizer për sigurimin e vaksinave.

“Në momentin që kemi dalë janë mbykllur krejt emailat sikur me pas qenë sulm kibernetik, edhe mua nëse nuk kisha qenë deputet. Kontrata me Pfizerin ka ardhë te unë, unë ja kam përcjellë juve, mundemie dhe para mediave me e dokumentu e me faktu”, ka thënë ai.

“Edhe njëherë po e potencoj, ata mjek që të duken ty që sillen nëpër klinika nuk e kanë vendin në rrugë. Edhe njëherë po e them, nuk është e vërtetë që komunat kanë mbet pa mjekë. Gjeni angazhim, fokusohuni, edhe në QKUK. 161 specialistë janë punësuar në fund të vtit të kaluar, që 7-8 vite janë sill rrugëve të Kosovës. Keni qenë në specializim nuk e di a e keni kry a jo, po nuk bën këtë cështje karshi mjekëve”, tha Zemaj duke iu drejtuar Vitisë.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker