Kandidati i LDK-së për Prishtinën del se ishte përkrahës i Kurtit dhe VV-së

Përparim Rama, kandidat i LDK-së për kryetar të kryeqytetit po duket të jetë votues e mbështetës i Vetëvendosjes, shkruan Rahoveci INFO.

Mjafton një hulumtim pak më i hollësishëm i profilit të tij në Facebook, e të shihet se në të kaluarën ai mbështeste hapur Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Në vitin 2014, ai në profilin e tij në Facebook shpërndante një spot të  Albin Kurtit ku ai fliste për ardhjen e mërgatës për të votuar në Kosovë.

E veç për ta votuar VV-në, Rama udhëtonte nga Londra në Prishtinë.

Kjo shihet në një përshkrim të një fotoje që ia ka vendosur ish-deputeti i VV-së, Fisnik Ismajli më 2013.

Teksa publikonte fotografi me Përparim Ramën, ai shkruante se ky i fundit ka ardhur nga Londra për të votuar.

“Jeton në Londër. Parmbramë e fitoi çmimin World Interiors Neës Aëard për dizainimin e Hamam Bar në Prishtinë, mbramë ishte në Hamam Bar, sepse ka ardhë në Prishtinë enkas me votue. Respekt,  Përparim Rama”, shkruante Ismaili në Facebook.

 

Rama shkaktoi mbrëmë reagime me disa deklarata në një debat televiziv, ku pavarësisht se kandidon me LDK-në në kryeqytet, tha se është person “apartiak”.

Menjëherë pas kësaj deklarate atij i reaguan nga brenda partisë, gjë që bëri që Rama të dalë me një sqarim në lidhje me deklaratën e tij.

Polemika në LDK, Zharku i kundërvihet kandidatit për Prishtinën që tha se është “apartiak”

E siç duket, Rama ka mëdyshje mbi përkatësinë e tij politike pasë parasysh përkrahjen ndër vite që ai ia ka dhënë VV-së dhe Kurtit. /Rahoveci INFO/

“Jam apartiak” – Kandidati i LDK-së për Prishtinën tenton të sqarohet për deklaratën

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker