Polemika në LDK, Zharku i kundërvihet kandidatit për Prishtinën që tha se është “apartiak”

Zharku ka publikuar në Facebook një fotografi, të cilës ia ka vënë edhe një mbishkrim si përgjigje ndaj Ramës, shkruan Rahoveci INFO.

“Une jam partiak. Une jam LDK!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku para pak ditësh zyrtarizoi kandidaturën e Ramës për të parin e Prishtinës.

Përparim Rama është bërë i njohur për opinionin kur ishin shfaqur kundërshtitë e ashpra të ambientalistëve për projektin e ndërtimit të shtëpive afër liqenit të Badocit, projekt ky ku kishte qenë i përfshirë vet Rama. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker