“S’di kurgjo, je kukull” – Përplasje të forta në Komision mes Ardian Kastratit e Besnik Bislimit

Gjithçka nisi pasi deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, iu drejtua Bislimit duke i thënë se qeveria s’ka çka kërkon mbështetje në suaza tjera për procesin e dialogut, pasi që Kushtetuesja e ka thënë qartë se udhëhiqet nga qeveria e Kosovës, shkruan Rahoveci INFO.

Më pas, në lidhje me këtë dhe çështje tjera të shtruara, deputeti Kastrati kërkoi me ngulm përgjigje nga Bislimi, i cili reagoi ashpër.

“Nuk të kam urdhërdhënës. Po e shoh që s’di kurgjo”, iu drejtua ai, Kastratit, e duke thënë se për këtë çështje s’ka përgjigje.

Mirëpo Kastrati nuk e la me kaq.

“Ti ke ba një kërcim në karrierë. Ti je kukull, ti bën hap tradhtie ndaj elektoratit tënd”, u shpreh Kastrati.

Menjëherë pas kësaj përplasjeje, Kastrati bashkë me deputeten tjetër të PDK-së, Blerta Deliu lëshuan të indinjuar mbledhjen e Komisionit. /Rahoveci INFO/

Bislimi nervozohet në Komision kur pyetet për punësimin e nipit

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker